Tomori ia del të fitoj në shtëpi ndaj Pogradecit duke rikthyer kështu qetësinë në skuadër. Për shkak të mungesave të shumta tekniku Devolli është dashur sërish të improvizoj në formacion. Fitorja ka ardhur falë golit të shënuar nga sulmuesi nigerian Kingsli Ogbodike.

Ndeshja ka nisur me 18 minuta vonesë për shkak të mosardhjes në kohë të ambulancës dhe kjo ka bërë që futbollistën të vazhdonin edhe më gjatë nxehmjen pasi u përgatitën për nisjen e ndeshjes.

Tomori e nis në sulm këtë takim duke treguar uri për fitoren por rastet më të mira i kanë miqtë. Fillimisht është Ivani pak metra larg portës gabon pas asistit të Shkullakut. Ndërsa Osmanllari provon me një goditje nga distanca dhe Kaloshi e dërgon në këndore.

Sinjalin e parë për Tomorin e jep Mujkiç që provon me kokë pas krosimit të Dervishit nga një goditje standarte. Ndërkohë në minutën e 15’ një aksion i zgjatur i beratasve që përfundon me pasimin e shkurtrër të Çaços dhe rrjetën e Ogbodike.

Në vazhdim ndeshja e humbet ritmin dhe luhet kryesisht në mesin e fushë vetëm në fund Drabo merr një top nga gabimi i mbrojtjes liqenore por goditja e tij shkon mbi portë.

Pjesa e dytë është më e vakët me të dy skuadrat që humbin shumë në ritmin e ndeshjes dhe krijojnë pak momente. Beratasit kanë edhe një pretendim për 11 metërsh pas një prekje të topit nën zonë. Goditja e Sharavollit pas vertikalizimit të Kumanit për Tomorin dhe ajo e Alimadhit për pogradecarët janë mundësitë më të mira të takimit por pa rezultat.

Pas kësaj fitoreje Tomori ngjitet në vendin e pestë me pikë të barabarta me Pogradecin dhe Apoloninë./Berati.TV

Tomori 1-0 Pogradeci

Shënues: Ogbodike 15’

Tomori: Kaloshi, Çaço, Mujkiç, Mersini, Shaqe, Dervishi, Kumani, Sharavolli(85’ Paja), Drabo(76’ Dyca), Mahmutaj(59’ Frajdej), Ogbodike. Tr. B. Devolli(të gatshëm: Braçe, Kovaçi, Manaj, Xherimeja)

Pogradeci: Mali, Çela(54’ Topllari), Berberi, Hysenllari, Ivani(74’ Hidri), Jahaj, Lame, Osmanllari(59’ Alimadhi), Pere, Pura, Shkullaku. Tr. F. Fetollari(të gatshëm: Merkolaj, Alellari, Hasa, Liçkollari)

Kartonë të verdhë: Drabo/ Osmanllari, Pura

Gjyqtarë: B. Dragusha, S. Zeka, J. Podgorica(Shkodër)

Vëzhgues: M. Sopjani(Elbasan) :    Delegat: A. Mone (Tiranë)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re