Tomori nuk ia del dot në transfertën kavajase duke humbur edhe e mbyllën pjesën e par në avantazh. Beratasit kanë bërë një ndeshje të mirë por kanë pasur shumë pakënaqësi ndaj gjykimit por edhe reagimit të publikut vendas, të cilët edhe pse të sapokthyer nga dënimi sërish kanë patur reagim ndaj gjyqtarëve apo futbollistëve të Tomorit.

Ndeshja nis mirë për Tomorin që shënon që në fillim. Një gabim në mbrojtjen vendase dhe Çaço rekuperon një top që më pas e pason për Sharavollin që kalon Tomorin përpara. Besa provon të reagoj duke krijuar disa mundësi por edhe Tomori provon me kundrasulme. Tekniku Devolli detyrohet të bëj një zëvendësim kur Koleci i sapokthyer nga dëmtimi lë sërish ndeshjen që në fraksionin e parë.

Pjesa e dytë nis me Besën më kërkuese dhe menjëherë shënon për të barazuar shifrat. Është Çelhaka ai që shënon dhe rihap ndeshjen. Në vazhdimësi reagimi i tifozerisë vendase dhe gjykimi i ndeshjes kthehet vendimmarrës për ndeshjen. Është ish sulmuesi i Tomorit, Onuh i future nga stoli që shënon golin që i jep fitoren Besës dhe e mban në vendin e dytë. Ndërkohë Tomori ka zbritur në vendin e shtatë dhe javën e ardhshme do të luaj sërish në transfertë ndaj Orikut./Berati.TV

Besa 2-1 Tomori

Shënues: A. Çelhaka 51’, Onuh 84’/ Sharavolli 12’

Besa: Miraka, Kullolli(Thançi 25’), Dikson, Shaljani, Biba, Krasniqi, Ndraxhi, Mëllugja, Çelhaka, Cara(Koldashi 89’), Çekiçi(Onuh 75’). (te gatshëm: Dobjani, Mihani, Deliu, Bushi). Tr. G. Begeja

Tomori: Kaloshi, Çaço, Mersini, Mujkiç, Shaqe(Paja 71’), Dervishi, Kumani, Koleci(Mahmutaj 37’), Sharavolli, Drabo(Frajdej 64’), Ogbodike. (të gatshëm: Braçe, Xherimeja, Dyca, Manaj). Tr. B. Devolli

Kartonë të verdhë:Mëllugja, Onuh/ Dervishi, Sharavolli, Çaço, Mujkiç, Kaloshi

Gjyqtarë: O. Kuka, A. Koçiaj, B. Mesi (Tiranë)

Vëzhgues: Alfred Lame (Patos)   ; Delegat: Erald Shera (Shijak)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re