Tomori e nis në mënyrën më të keqe fazën e dytë duke humbur në Lushnje përballë vendasve në një ndeshje pa tifozë.  Kështu mbyllet një javë aspak e mirë për beratasit, e cila nisi me bojkotin e futbollistëve për pagat, penalizem e futbollistëve, dënimin e klubit dhe administratorit për shkak të futjes në fushë të futbollistëve pa regjistruar.

Ndeshja nis e balancuar me të dy skuadrat që provojnë të krijojnë mundësitë e tyre për të shënuar. Ndeshja luhet e hapur ndërkohë Tomori me kalimin e minutave fillon të ndjej mungesat dhe midis pezullimeve dhe dëmtimeve janë plot nëntë të tilla. Taullau hap serinë  e golave në këtë ndeshje duke u treguar i saktë në goditjen pas kthimit të topit nga ndërhyrja e Ogbodike. Por pjesa e dytë mbyllet me avantazhin e dyfishtë të lagunarëve pas golit të Bazes, i cili përfton nga situate e krijuan në zonën beratase.

Pjesa e dytë nis më mirë për Tomorin që kërkon të ndryshoj fatin e ndeshjes duke shënuar. Por në fakt ata që shënojnë sërish janë vendasit. Taullau rrëmben një top dhe ‘’peshkon’’ në zonë Sefën që tregon instiktet e veta dhe realizon edhe golin e tretë. Në vazhdim të ndeshjes lushnjarët ulin ritmin dhe Tomori krijon shumë mundësi të tjera por pa ia dalë të shënoj edhe goline  nderit.

Me këtë humbje Tomori zbret në vendin e gjashtë duke komplikuar shumë pozitat e fillim sezonit./Berati.TV

Lushnja 3-0 Tomori

Shënues: Taullau 35’, Baze 42’, Sefa 59’

Lushnja: Bejte, R. Dervishi, Xhafa, Bufasi, Musaku, Sulkja(Zhuga 69’), Taullau(G. Dervishi 89’), Baze, Alushi, E. Gjyla(Allkanjari 81’), Sefa.(Të gatshëm: Spaho, Fejzaj, Haxhiu, Mezini). Tr. I. Gjyla

Tomori: Braçe, Çaço, Mersini, Mujkiç, Drabo(Markiori 68’), Kumani, Gjonaj(Xherimeja 46’), A. Dervishi, Sharavolli(Kovaçi 66’), Mahmutaj, Ogbodike. (Të gatshëm: Memlika, Nasufi, Hadaj, Manaj). Tr. B. Devolli

Kartonë të verdhë: Musaku, Xhafa/ Çaço, Sharavolli, Mahmutaj, Mersini

Gjyqtarë: A. Beqiri, D. Agaraj, A. Demiraku(Tiranë)

Vëzhgues: P. Aliko (Vlorë) ;    Delegat: D. Babamusta (Durrës)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re