Tomori dhe Osumi kanë zhvilluar një takim miqësor, derbi i parë mes tyre dhe më i riu i qarkut. Ky u pa më tepër, si një takim miqësor që u vlente skuadrave në mënyra të ndryshme. Trajneri Devolli e kishte një takim kontrolli përpara sfidës së fundjavës ndaj Apolonisë. Ndërsa Osumi po përgatitet për nisjen e sezonit të ri në Kategorinë  eTretë.

Diferencat mes skuadrave u evidentuan shpejt dhe Tomori menjëherë u shfaq më kërkues ndërsa Osumi u fokusua në mbrojtje. Ishin Shaqe dhe Mahmutaj që krijuan rastet e para por goli nuk vonoj shumë dhe ishte sulmuesi Mahmutaj ai që realizon. Kumani ka mundësinë për të dyfishuar por goditja  etij shkon pak mbi portë. Por deri në fundin e fraksionit të parë kemi edhe tre gola të shënuar nga Joti, Çaço dhe sërish Mahmutaj.

Pjesa e dytë nis me zëvendësimë nga të dyja skuadrat por Tomori vazhdon të mbetet superior kundrejt skuadrës nga Ura Vajgurore. Gjatë këtij fraksioni beratasit shënojnë edhe gjashtë gola të tjerë: Çaço, Qengji, Sharavolli dy herë, Mahmutaj dhe Drabo. Por në këtë pjesë loje edhe Osumi provoj të shënonte golin e nderit duke krijuar mundësitë e veta me Memën, Rizai dhe Cenka por nuk ia dolën dot.

Por ky rezultat pritet të jap më tepër besim në Berat për transfertën e radhës në Fier përballë Apolonisë. Ndërsa Osumi pas miqësorëve të zhvilluara presin edhe prezantimin zyrtar në Kategorinë e Tretë./Berati.TV

Tomori 10 – 0 Osumi

Shënues: Mahmutaj 16’, 40’, 65’, Joti 23’, Çaço 35’, 54’, Qengji 60’, Sharavolli 63’, 83’, Drabo 89’

Tomori: Braçe, Çaço, Gjonaj, Mersini, Paja, Joti, Kumani, Koleci, Frajdej, Shaqe, Mahmutaj. Tr. B. Devolli (u aktivizuan: Drabo, Sharavolli, Qengji, Hadaj, Manaj)

Osumi: Koco, Hoxha, Mema, Gucaj, Tafa, Topi, Goga, Kërdhcka, Çobo, Kala, Lila. Tr. S. Çelaj (u aktivizuan Rizai, Dimo, Muhameti, Bregu, Cenka)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re