Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump edhe njëherë ka fituar vëmendjen e mediave.

Ai derisa po hynte në aeroplanin presidencial Air Force One, në këpucën e tij ishte kapur një letër tualeti të cilën derisa po ngjitej shkallëve e tërhiqte zvarrë.

Trump kishte një javë të ngjeshur, duke filluar nga fjalimi drejtuar kombit, qështja e Prokurorit Brett Kavanaugh e deri te pretendimet për evazion fiskal.

Por, duket se Trump nuk e kishte vërejtur që letra e tualetit i ishte ngjitur në këpucë, dhe kështu ngjitej shkallëve sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Megjithatë ky detaj nuk i shpëtoi edhe kameramanëve të televizioneve amerikane, që arritën ta filmojnë këtë moment të pazakontë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re