Kryetari i lëvizjes “Nahda” në Tunizi është shprehur për mediat se Tunizia, do ta plotësojë projektin e saj të nisur drejt stabilitetit dhe prosesit demokratik pavarësisht rrugëprerësve të saj, transmeton KosovaPost.

Kjo deklaratë e tij ka ardhur pas mbështetjes që i kanë dhënë Saudia dhe Emiratet presidentit aktual Es-Sibsi i cili potenton të bëjë një grushtet, duke shpërndarë parlamentin dhe shpërbërjen epartive politike.

Tunizia është i vetmi vend që përjetoi pranverën arabe dhe nuk ndodhi luftë civile apo grushteti.

“Nahda” është partia më e madhe opozitare e cila fitoi zgjedhjet e para demokratike dhe udhëhoqi Tunizinë për një mandat të plotë. Në zgjedhjet e fundit lokale ajo doli forcë e parë dhe zgjedhjet parlamentare të ardhshme pritet të fitojë bindshëm.

“Nahda” është lëvizje islame me aktivitet të gjerë social që në periudhën e diktaturës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re