Detaje të reja dalin në dritë nga ngjarja e rëndë që ndodhi sot në Kashar, ku një adoleshente u hodh nga kati i tretë i shkollës. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se 18-vjeçarja, maturante në shkollën e mesme “Myslim Shima” dyshohet se ka pasur probleme me familjen.

Rezulton se vajza me inicialet M. B., është larguar tre herë nga banesa e saj, ndërsa familjarët të alarmuar kanë denoncuar në polici. Bezat bën me dije se pas disa ditësh e reja është rikthyer në banesë, duke deklaruar se në të tri rastet është larguar vet me dëshirë.

Deri më tani nuk dihen motivet që çuan 18-vjeçaren që të ndërmerrte aktin ekstrem duke u hedhur nga kati i tretë. Aktualisht ajo ndodhet në spital në gjendje të rëndë.
(ed.me/BalkanWeb)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re