Pikërisht në Ditën e Flamurit skuadra e të rinjve të Tomorit ia del të siguroj fitoren e parë.një fitore e madhe që ngjall shpresat për mbijetesë. Por ajo që duket është se skuadra e trajnerit Iken Droboniku ka filluar të reagoj ndryshe në fushë.

Tomori ka shënuar nga një gol në secilin fraksion loje për të vendosur kështu fitoren e parë por sërish mbetet në vendin e fundit tashmë katër pikë larg Elbasanit.

Në pjesën e parë ishte sulmuesi Karakashi që shënon duke u shmangur mirë në zonë dhe goditur saktë portën. Ndërsa në të dytën është Kovaçi që shënon duke goditur saktë nga brenda zone pas asistit të Lirëzës.

Tomori e ka dominuar ndeshjen por edhe miqtë kanë patur shanset e tyre për të shënuar porn ë këtë ditë simbolike të kombit tonë dhe në javën e 95 vjetorit të klubit ishte momenti i duhur për të rinjtë e Tomorit për fitoren e parë./Berati.TV

Kategoria Superiore U19

Tomori 2-0 Luftëtari

Shënues: Karakashi 38’, Kovaçi 72’

Tomori: Memlika, Kanani, Tahiraj, Zylali, Germau(Toska 77’), Nasufi, Kumani, Kovaçi, Lirëza, Karkanjozi, Karakashi. Tr. I.Droboniku

Luftëtari: Shumeli, Jahelezi, Camaj(Malaj 65’), Kotoni, Duro, Kendella, Salaria(Cacaj 74’), Noni, Bella, Molla, Buxaj. Tr. F. Shenaj

Kartonë të verdhë: Karakashi, Lirëza

Gjyqtarë: Xh. Agolli, E. Hasanaj, E. Mehmetaj(Fier)

Delegat: Ismet Ajazi(Berat)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re