Kreu i NATO-s, Jens Soltenberg, nuk e ka pritur mirë themelimin e ushtrisë së Kosovës, duke u shfaqur kështu një tjetër çarje me linjën amerikane në Aleancë

“Më vjen keq të them se ky vendim është marrë, pavarësisht shqetësimeve të shprehura nga NATO. Edhe pse transformimi i FSK-së është në parim një çështje e brendshme për të cilën vendos Kosova, ne e kemi bërë të qartë prej kohësh se kjo lëvizje po bëhet në kohën e gabuar”, shkroi nga Stoltenberg, dile sqaruar se NATO mbështet vetëm FSK-në, e se misionin e ruajtjes së paqes e ka KFOR.

“NATO mbetet e angazhuar, përmes KFOR-it, për një mjedis të qetë dhe të sigurtë në Kosovë, si dhe për stabilitetin më gjerë në Ballkanin Perëndimor”, tha Soltenberg, duke paralajmëruar atë që e quajti rishikim të nivelitë të angazhimit të NATO-s me FSK-në, tashmë kjo e fundi e shndërruar në ushtri.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re