Myrto Uzuni vazhdon të mbetet një nga lojtarët e momentit të kombëtares shqiptare me golat dhe lojërat e mira në Kroaci. Në ndeshjen ndaj Osijekut ai ka qënë protagonist i një barazimi që e mban Lokomotivën në vendin e dytë pas Dinamos së Zagrebit.

Uzuni ka shënuar në fundin e pjesës së parë me një parabël, që e ka lënë të shtangur portierin mik Malenika. Goli i tij barazoj autogolin e Kërstanoviç duke e mbyllur në barazim fraksionin e parë. Pas golit të shënuar beratasi Myrto Uzuni ka zgjedhur të festoj sërish me shqiponjë këtë herë nën shoqërinë e futbollistit të Kosovës, Lirim Kastrati.

Në pjesën e dytë ka edhe dy gola të tjerë dhe fillimisht Lecjaks për Lokomotivën dhe barazimi i Osijek me Skoriç. Myrto Uzuni e ka mbyllur këtë sfidë me një gol dhe një karton të verdhë ndërsa Lokomotiva e Zagrebit vazhdojnë ëndrrën e tyre europiane në luftë me Osijek, Rijeka dhe Gorica./Berati.TV

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re