Marrja e bazës ajrore të Kuçovës nga NATO, është ndoshta zhvillimi më i bujshëm ç’prej kur Shqipëria u anëtarësua në Aleancën Veriatlantike para gati një dekade. Kryeministri Rama e shpalli me të madhe e nën ngazëllim këtë lajm, ku potencohet dhe shifra 50 milion euro investim, që ndryshe përkthehet si një impakt ekonomik edhe për zonën.

Por ka dhe zëra, e jo krejt të parëndësishëm, më shumë në status sesa peshë publike, që e kanë parë këtë zhvillim me një sy patriotik në sens të kundërt.

Një ish-ambasador karriere, Sulejman Tomçini, shkruan në një status të tij: “Me dhënien e bazës ajrore të Kuçovs NATO-s, iu hoq edhe një copë sovranitet Shqipërisë”.

Por përveç ish-diplomat, Sulejman Tomçini është vëllai i një prej dëshmorëve të pilotimit ushtarak shqiptar, Sefedin Tomçinit (në foto kryesore), rënë me me një Mig rus në periferi të Lushnjes në vitin 1977.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re