Edhe pse deklaroi se ishte shoku grek që e goditi me shufër hekuri studenten në Rodos 19-vjeçarin shqiptar Aleksandër Luka e kanë tradhtuar shenjat e gishtave që i janë gjetur edhe në shufrën e hekurit.

Protothema shkruan sot se në shufrën e hekurit me të cilin u godit në kokë studentja Eleni Tofaloudis janë gjetur shenjat e shqiptarit 19 vjeçar. Pas kësaj shtohen dyshimet se në dëshminë e tij pas arrestimit ai nuk ka thënë të vërtetën.

Gjurmët e gishtërinjve të tij u identifikuan siç raportohet në një raport të Divizionit të Hetimeve Kriminale Greke.

Në të njëjtën kohë shenja gishtash janë gjetur në shishe, gota dhe gjithandej në shtëpinë ku ata ftuan studenten mikeshën e tyre dhe me pas e qëlluan pasi nuk pranoi të kryente marrëdhënie seksuale me ta.

Pas kësaj, ata e morën me furgon dhe me pas e hodhën në shkëmbinj dhe e rrokullisen në det, ku ajo edhe u mbyt. Ndërkohë në burg shqiptari është dhunuar nga të burgosur të tjerë.

Ai është në burgun e Grevenas pas sulmit të dhunshëm në burgun e Avlonas. Mjekët e spitalit Evangjelismos nuk konfirmuan përdhunim të 19-vjeçarit.

Në një video të publikuar janë pamjet e renda nga dhuna ndaj shqiptarit. “Nuk e bëra unë, e bëri ai tjetri”, dëgjohet të shprehet i riu shqiptar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re