Pas vrasjes së disa shqiptarëve ditët e fundit në Greqi, ka reaguar policia greke.

 

Përmes një deklarate për mediar Drejtoria e Përgjithshme e Policisë greke thekson se janë marrë të gjithë masat e nevojshme procedurale, duke u zbardhur të gjitha ngjarjet e ndodhura në Greqi, por nuk ka asnjë detaj konkret për secilën.

 

“Në lidhje me vrasjet e fundit të shtetasve shqiptare ne Greqi, bëjmë me dije se: Për të gjitha rastet, policia greke ka nisur hetimet paraprake dhe ka ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshme procedurale në bashkëpunim me prokurorinë, me qëllim zbardhjen e rasteve, krijimin e akuzave si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve. Sqarojmë se të gjitha ngjarjet janë zbardhur”.

 

Nga nëntori deri mbrëmjen e së martës janë vrarë katër shqiptarë, ndërkohë një i pestë vdiq në një aksident.

 

Një 18 vjeçar shqiptar Marios Isak, ka humbur jetën të martën e kaluar pasi është qëlluar me armë nga një bashkëmoshatar i tij shqiptar për shkak të një konflikti të çastit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re