Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka shprehur pakënaqësinë e tij në lidhje me deklaratat e ambasadorit amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, i cili e shikon krijimin e ushtrisë së Kosovës një hap pozitiv.

 

Ndër të tjera Vuçiç, është i vetëdijshëm se Serbia nuk mund të ndryshojë qëndrimin e Amerikës, për të cilën pavarësia e Kosovës është gjë e kryer.

 

Sipas tij, shqiptarët nuk bëjnë asgjë vetëm dhe se pas tyre qëndron gjithmonë SHBA-ja.

 

“Këtë nuk mund ta themi gjithmonë hapur. Shqiptarët kanë edhe aleatë të tjerë në Evropë”, tha Vuçiç, raporton REL.

 

Ndërkohë të enjten ambasadori amerikan, Kosnett, ka thënë se Uashingtoni e mbështet transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në forcë me kapacitete ushtarake.

 

Deklarata është bërë pasi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka paralajmëruar pasoja për Kosovën nëse formon ushtrinë. Autoritetet e Kosovës kanë paralajmëruar se, më 14 dhjetor, në Kuvendin e Kosovës do të votohen projektligjet që e transformojnë FSK-në në ushtri.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re