Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është shprehur se Ushtria e Kosovës është formuar në mënyrë të paligjshme dhe ajo ka qellim për ta shkelur dhe shkatërruar Serbinë.

 

Vuçiç në komentin e tij për këtë vendim, ka theksuar se  Kuvendi i Kosovës ka kundërshtuar edhe kushtetutën e vet me formimin e Ushtrisë së Kosovës.

 

“Pas shumë vitesh kërcënime, sot e ashtuquajtura Ushtri e Kosovës u formua zyrtarisht në mënyrë të paligjshme. Çdo gjë që shqiptarët bënë, e bënë në kundërshtim me të drejtat ndërkombëtare dhe me kushtetutën e tyre”.

Gjithahstu ka theksuar se formimi i Ushtrisë së Kosovës është sulm ndaj serbëve dhe Republikës së Serbisë, dhe pohoi se shqiptarët dhe sponsorët e tyre amerikanë, kishte vetëm një qëllim “për ta shkelur Serbinë në politikë”.

“Ne donim paqen, bëmë përpjekje të mëdha për të ruajtur paqen në rajon, gjë që nuk ishte e lehtë. Ne pranuam Marrëveshjen e Brukselit për vitin 2013, duke e ditur se do të jetë një dokument që do t’i referohemi, por pala tjetër nuk do ta respektojë atë. Këtu po vërehet qartë që Kosova e ka mbështetjen e Amerikës, Britanisë dhe Gjermanisë”.

 

Serbia sipas tij po kalonte një  politikë paqësore dhe demokratike duke u përpjekur të mbronte interesat e saj kombëtare dhe kombëtare, duke theksuar se Beogradi është për dialog dhe kërkon një kompromis.

 

Vuçiç është shprehur i gatshëm për të shkuar në seancën e Këshillit të Sigurimit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re