Kryeministri maqedonas Zoran Zaev ka befasuar me deklaratën e tij kundër formimit të ushtrisë së Kosovës. Ndërsa aleati i shqiptar Ali Ahmeti e përshëndeti formimin e ushtrisë, Zaev tha se kjo ndodhi në kohën e gabuar, e se dhe tarifat doganore ndaj Serbisë duhej të hiqeshin.

“Nuk është koha. Nuk na duhen tensione të reja. Të mos harrojmë, se Ballkani nuk ka për qëllim që edhe një herë të jetë një fuçi baruti. Apeloj që edhe masat doganave të ryshqyrtohen. Të bëjmë prapa dhe t’i respektojmë organizatat ndërkombëtare”, tha Zaev.

Sipas mediave të Shkupit dhe analistëve të ndryshëm, qëndrimi i Zaev tenton të jetë në një linjë me BE-në dhe NATO-n, për vetë pozitën politike ku ndodhet.   

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re