Kryeministri, Zoran Zaev sërish ka bërë apel opozitës greke dhe partnerit të koalicionit qeveritar, Kamenos të që të përkrahin marrëveshjen e Prespës.

 

Në apelin e tij Zaev thekson se ai nuk mund të garantojë se si do të rrjedhin gjërat në Kuvendin e Shkupit, respektivisht nëse do t’i miratojë ose jo ndryshimet e nevojshme kushtetuese, por se ai angazhohet maksimalisht që procesi të përfundojë deri në mes të janarit.

 

“Unë nuk humbas besimin ndaj kryeministrit, Aleksis Cipras, ndaj Qeverisë greke dhe ndaj popullit grek, duke përfshirë edhe opozitën edhe Kamenosin, i cili është pjesë e Qeverisë. Duhet t’i japin mundësi një marrëveshjeje të këtillë historike, sepse marrëveshja është e mirë për dy vendet, për dy popujt. Besoj se dobitë do të shihen në muajtë që vijojnë pas zbatimit të saj. Jam i bindur se besimin që e kam në Aleksis Ciprasin do të zbatohet në Kuvend, ashtu siç edhe unë përpiqem që besimin që e ka Aleksis Cipras në mua dhe në Qeveri të zbatohet në Kuvend”.

 

Nga ana tjetër sekretari shtetëror amerikan, Majk Pompeo inkurajoi palët të zbatojnë marrëveshjen, duke theksuar se kjo do t’i mundësojë vendit të integrohet në BE dhe NATO.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re