“Mos me e lenë me u largue nga gjini i komunitetit një element të vlefshëm si ky…” – Ky është motivimi i H. Sherif Langut, Kryetarit të Këshillit të Ulemave të Shqipërisë në vitin 1944, për Vexhi Buharanë, vendim i cili e emëronte Vexhinë si mësues në Medresen e Përgjithshme.

Megjithëse shkolla ishte mbyllur, ata e emëruan për “mos me e lenë me u largue nga gjini i komunitetit një element i vlefshëm si ky”.

Dokumentin e rrallë e ka postuar në profilin e tij zyrtar në rrjetin social studiuesi dhe historiani Xhafer Sadiku.

Vexhi Buharaja ishte përkthyes, studiues, poet, islamolog dhe një ndër mendjet me të bukura të Beratit të shek. XX.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re