Nga Alkest SHEHU

Dikur zonë e banuar me mijëra banorë me infrastrukturë të rregullt me shkolla nëntë vjecare dhe të mesme,me spitale dhe ambulanca në cdo fshat të komunës,me ambiente sportive, ku shumë të rinj mblidheshin për tu argëtuar,zona e Terpanit edhe pse në largësi të konsiderueshme nga qyteti i Beratit arriti te nxirrte intelektual te mirëfilltë që do të kontribonin në fusha te ndryshme të shkencës dhe kulturës në vend.
Në fillim të viteve ’90 zona e Terpanit u perball me një eksod të tmerrshëm të largimit të banorëvë drejt qyteteve të ndryshme të vendit.Zona për pak vite u kthye në zonë e braktisur ku të gjithë mendonin për tu larguar nga vendi i tyre.
Nëse do analizonim shkaqet e largimit të banorëve do të nënvizonim mungesën e rrugës dhe si rrjedhojë do të vinte largimi I intelektualeve drejt qytetit dhe rrenimit te shkollave,te spitaleve etj.

Sot pas më shumë se 25 vjet krahina e Tërpanit është kthyer në një vend i pa përshtatshëm për të jetuar.
Fshatra të braktisur pa spitale ,me shkolla ku mesohet me klasa kolektive për shkak të numrit të vogël të nxënësve. Në cdo fshat kanë mbetur jo më shumë se 7-8 familje,të cilat bëjnë jetë tepër të vështirë për siguruar jetesën.Banorëvë u duhen 3 orë për të shkuar në qytetin më të afërt.Në rast të problemeve me shëndetin u duhet të kërkojnë ndihmën e zotit sepse spitali është mision i pamundur, kur kemi të bëjmë më emergjencë. Është për të ardhur keq sesi një zonë me mijëra banorë shkaterrohet vetëm për mungesen e një rruge që do të ishte ndihmesë jo vetëm për zonën por për të gjithë ata që do të donin të udhëtonin drejt jugut nëpërmjet rrugës nacionale Berat –Përmet.

Përgjatë rrugës Berat –Përmet ndodhen fshatra të cilët mund të shfrytëzohen në fushën e bujqësisë si për shembulli fshatërat Drobonik,Bardhaj,Zhitom të njohur në Shqipëri për prodhimin e ullirit,qershive dhe të rrushit. Fshatërat e Tërpanit,Rehovës, Zhapokikës etj,të njohur për prodhimin e ushqimeve bio dhe të bimëve medicinale.
Sektori i turizmit është një nga fushat me shumë interes në fshatrat pergjatë rrugës Berat Permet,investimi në asfaltimin e rrugës do të sillte investime në turizëm në zonë.
Krahina ka të gjitha potencialet për tu kthyer një nga zonat më të bukura për zhvillimin e turizmit malor.Edhe sot ne mungesë të rrugës nuk mungojnë turistë nga çdo vend i botës.
Asfaltimi i rrugës do të sillte krijimin e një guide turistike për promovimin e bukurive të zonës si për shembull promovimin e fshatit të firmëtarit të pavarsisë Ferid Vokopolës,promovimin e kishës së Vokopoles,shtëpisë së Ferid Vokopolës dhe çdo pjesë historike e këtij fshati,promovimin e kishës së Drobonikut,kazani i dërrasës ujëvara që ndodhet midis fshatit Rehovë dhe Zhapokikë,
Asfaltimi i aksit rrugor Berat Përmet do të ishte një mundësi për punësimin e mijërave banorëvë të larguar nga zona,ku do të vetëpunësoheshin në pronat e tyre.
Ka ardhur momenti që sytë te kthehen edhe nga zona e Terpanit si një zonë me potencial në qarkun e Beratit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re