Rusia së shpejti do të vendoset nën sanksione të reja për shkak përplasjeve të fundi me Ukrainën, pas një incidenti në Detin Azov. Kjo u tha të hënën në Kiev të dërguari i posaçëm i SHBA për Ukrainën, Kurt Volker.

“Ne po flasim për këtë me kolegët tanë nga Bashkimi Evropian”, tha Volker.

Tensionet midis Rusisë dhe Ukrainës u intensifikuan pasi një roje bregdetare ruse kapi dhe sekuestroi tre anije të Ukrainës në fund të nëntorit, pranë ngushticës Kerç, në afërsi të Krimesë.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo tha në fillim të muajit se Presidenti Trump ishte gati për një takim me homologun Putin, por vetëm pasi Rusia të lirojë marinarët ukrainas.

“Ne duam që marinarët dhe anijet të kthehen”, tha Pompeo në përgjigje të një pyetjeje rreth kushteve të SHBA për vazhdimin e dialogut me Rusinë.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re