Skip to content

100 ditët e para të qeverisë “Rama 3″/ Gjokutaj: Janë përmbushur vetëm 9% të premtimeve, ndërsa 41% prej tyre rezultojnë dështim

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Eduart Gjokutaj ka dhënë një intervistë për Fax News për të komentuar lidhur me bilancin e qeverisë “Rama 3” përsa u përket nismave të realizuara brenda 100 ditëve të para.

Gjokutaj tha se deri më tani, vetëm 9% e këtyre premtimeve të bëra nga qeveria, ishin përbushur. Ndërsa për 41% të tyre, ende nuk ka nisur asnjë proces veprimi sa i takon vënies në zbatim të tyre. Fushat në të cilat qeveria ka dështuar të përmbushë premtimet e dhëna brenda këtyre 100 ditëve të para, është ajo e shëndetësisë.

Eduart Gjokutaj: 100 ditë janë pak për të thënë se cfarë mund të jetë bërë. E nisim bazuar mbi zotimet të bëra të cilat mbartin një programacion. Janë një plan veprimi bazuar në qeverisjen e mëparshme. Ndër të parat kemi linjat sektoriale të bujqësisë më pas shëndetësia, rindërtimi dhe më ps edukimi, gruaja rinia dhe sektorë të tjerë të lidhura me integrimin dhe ‘Open Balkan’. Janë marrë në analizë ato veprime ligjire të shprehura në fletoren zyrtare.

Nga 78 zotime të përmbledhura, rezulton që 50% e tyre po vihen në veprim, nga ana tjetër 41% nuk kanë një veprim ligjor dhe konsiderohet si një zotim që nuk është filluar nga qeveria. Vetëm 9% janë përmbushur të plota brenda këtyre 100 ditëve. Tek 9% përfshihet sfera e edukimit, program për klasat sportive nëpër shkolla të rindërtuara. Pjesa e rritjes së pagave për arsimtarët, konsiderohet si premtim i përmbushur. Gjithashtu edhe sfera fiskale, përjashtimi i pagave nën 40 mijë lekë që hyn në fuqi në korrik.

Të gjitha së bashku edhe me premtime të lidhura me Open Balkan i konsiderojmë të përmbushura, pavarësisht se Rruga e Arbërit nuk mund të konsiderohet e përmbushur sipas standarteve europiane. Nga ana tjetër 41% ka të bëjë me mosnisjen e asnjë veprimi, të cilat i përkasin shëndetësisë, konkretisht të serverave, pjesa e krijimit të një regjistri që lidhet me procesin e trajtimit të pandemisë. Gjithashtu premtimi për rrugën Kardhiq-Delvinë dhe premtimi për vaksinimin e të gjithë të vaksinuarve mbi 60 vjeç.

/faxweb

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë