Prokuroria dha sot pretencën për ish-policin e shqiponjave, Nevaldo Hajdaraj, i cili mbrëmjen e 8 dhjetorit 2020 vrau Klodian Rashën ne Tirane.

 

Akuza kërkoi 20 vite burg, ndërsa për shkak të gjykimit të shkurtuar ai mund të dënohet me 13 vite e 4 muaj,  nëse gjykata e pranon kërkesën e prokurorisë.

 

Një vit më parë, polici i patrullës “shqiponja” Nevaldo Hajdaraj qëlloi dy herë me armën e shërbimit të riun Klodian Rasha, pasi ky i fundit nuk iu bind thirrjes për të ndaluar.

 

Hajdaraj u arrestua menjëherë, por ngjarja shkaktoi protesta të dhunshme në tiranë, të cilat u pasuan  me largimin nga detyra të ish-ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re