“Më mirë është vajza, por ndërhyrjen e ka të nevojshme. Ne i falenderojmë të gjithë shqiptarët që dhanë për vajzën tonë, që kontribuan për të. Ky është operacioni i tretë”

Janë fjalët e një babai që ka derdhur lot dhe ka bërë gjithçka për të bijën, Megin. 12 vjeçarja çalonte prej dy vitesh dhe dhimbjet e këmbës nuk e linin të shkonte as në shkollë. Shkëlzeni bëri gjithçka mundi për ta shpëtuar vajzën e saj, por orvatjet e tij ishin të pamjaftueshme për t’u përballur me faturën e kripur që duhej të paguante për operimet e të bijës.

“M’dhemb shpirti kur e shoh… Gjithçka e jap, veçse ajo të shërohet”

Historia e familjes Aliu u përcoll në emisionin “Shqiptarët për Shqiptarët” disa javë më parë, me shpresën se do të mblidhej shuma e nevojshme për operimet e Megit, vajzës nga Thumana. 12 vjeçarja rrezikonte të mbetej e paralizuar, por falë bamirësve, ndodhi krejt ndryshe

Megi hyri në dy operimet e para dhe gjithçka shkoi mirë. Pas një periudhë rekuperimi, erdhi sërish momenti për të shkuar në sallën e operimit. Operimi i tretë dhe i fundit.

Nëna, babai e familjarët e Megit përballen sërish me ato momente të vështira, kur do duhet ta shohin vajzën e tyre të largohet drejt sallës së operimit.

Shikoni në këtë klip të shkurtër, momentin kur Megi del nga salla

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re