Fushata e vaksinimit në Mbretërinë e Bashkuar është një nga më të suksesshmet në mbarë botën.

75% e personave mbi 18 vjeç, kanë marrë të paktën një prej dozave të vaksinës, njofton ministri i Shëndetësisë, Matt Hancock.

Vaksinimi me dozën e dytë vijon me ritme të larta dhe rreth 50% e popullsisë adulte, kanë marrë edhe dozën e dytë të vaksinës.

Për momentin, Shërbimi Shëndetësor Kombëtar, u ka bërë thirrje të gjithë personave mbi 30 vjeç të prenotojnë vaksinimin.

Në MB, përdoren vaksinat e Pfizer, AstraZeneca dhe Moderna.

Shifrat e infektimeve kanë rëndë ndjeshëm, ndërkohë që në 24 orët e fundit, nuk është regjistruar asnjë fatalitet.

/TPZ.al/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re