Në përfundim të mbledhjes së deputetëve të zgjedhur të Partisë Demokratike dhe kandidatëve jo fitues me kryedemokratin Basha, u hodh më shumë dritë në lidhje me axhendën e kësaj force politike në ditët në vijim dhe aksionin e saj për mospranimin e 25 prillit. Burime bëjnë me dije se ka qenë deputeti Gjekmarkaj ai i cili ka insistuar për të marrë një përgjigje nëse Partia Demokratike do të rikthehet në parlament apo jo.

Në përgjigjen e tij kryedemokrati Basha u shpreh se do të konsumohet çdo hapësirë përfshirë edhe parlamentin, çka do të thotë që në opozita do të jetë pjesëmarrëse në parlamentin e ardhshëm.

Nga ana tjetër deputeti i Dibrës Xhelal Mziu, në një prononcim për FaxNews u shpreh se aktualisht PD do të vijojë të mbledhë provat që faktojnë manipulimet zgjedhore të 25 Prillit.

“Do vazhdojmë do ruajmë gjithë vjedhjet që ka bërë kjo qeveri në këto zgjedhje. Do vijojmë të mbledhim provat”, tha Mziu.

Ndërkohë që deputeti i Lezhës Mark Marku, ishte më radikal në diskursin e tij, ku në një prononcim të dhënë në dalje të selisë blu u shpreh se opozita duhet të nis luftën totale përfshirë dhe protestat.

“E para Partia Demokratike sic u tha dhe në takim, po punon fort për të dokumentuar të gjithë dokumentacionet dhe akuzat për masakrën zgjedhore që është bërë në Shqipëri.

Të gjithë e dinë që ka pasur një masakër zgjedhore dhe të bëhen provat juridike që janë të pafund, e dyta pastaj në të gjitha format në protesta masive. Do të jetë një luftë totale dhe do të jem unë personalisht, nëse jo kryedemokrati. Bëhet fjalë për një regjim dhe në momentin që vidhen zgjedhjet do të ketë rezistencë. Reagimi do të jetë në të gjitha format. nuk do të njihen zgjedhjet nga Partia Demokratike. I konsideroj si shërbyes të Ramës të cilët me dashje padashje po i shërbejnë sepse ai do të largohet Basha”, tha Marku.

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re