Pedagogu Dritan Hoti në një intervistë të dhënë në emisionin ‘Me Xhaxhiun’, ka zbuluar dy nga skenarët që mund të gjenerohen në Partinë Demokratike në 4 vitet e ardhshme.

Hoti thekson se skenari i parë është që mund të krijohet një distancim mes elektoratit të djathtë dhe kupolës që drejton Partinë Demokratike, duke çuar në absorbimin e kësaj të fundit.

Skenari i dytë sipas tij mund të përfshijë një spastrim të bërthamës drejtuese në PD nga drejtësia shqiptare, duke lënë të kuptohet se Basha mund të mos jetë personi i cili mund t’i rrezistojë këtyre ndryshimeve dhe të arrijë ta sjellë Partinë Demokratike në pushtet.

“Skenari i parë që mund të ravizohet është që të krijohet një distako mes elektoratit të Partisë Demokratike dhe ekipit drejtues, deri në momentin kur ekipi drejtues do të absorbohet plotësisht.

Skenari i dytë që është dhe i pari, ne shpresojmë që me shpalljen non grata të ish-kryeministrit Berisha, është ngritur sipari i një procesi që lajmëron fillimin e një procesi politiko-gjyqësor, që nënkupton gjykimin nga drejtësia të klasës politike.

Pyetja e mëtejshme është cili politikan do t’i rezistojë një gjykimi nga ana e institucioneve të drejtësisë në Shqipëri.

Në vijim të këtij skenari do të kemi spastrimin, modifikimin dhe përmbysjen e jo vetëm bërthaës që drejton PD, por edhe të eksponentëve të lartë të së majtës , dhe në atë moment do të ndërtohen disa ligjësi të reja të funksionimit politik në Shqipëri duke përfshirë dhe Partinë Demokratike”, deklaroi Hoti.(F.M/Faxweb.al)

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re