Mjeku veteriner Ervin Resuli ka reaguar përmes një statusi në facebook kundër lajmit të sotëm që u dha nga ana e Ministrisë së Bujqësisë për vaksinimin falasa të bagëtive. Mjeku e quan këtë lajm thjesht propagandë qeveritare dhe e demaskon atë duke ngritur disa pyetje profesionale. Pyetja e parë që ngrihet prej tij është se a ndodhemi në sezonin e vaksinimit kundër brucelozës dhe a realizohet teknikisht kjo vaksinë në 40⁰C. Gjithashtu ai thekson se rroga e veterinerëve është e pamjaftueshme për të lëvizur qindra kilometra më qëllim kryerjen e punës.

Postimi i plotë: Propaganda vs Verteta

Një spot dukshëm realizuar në tenderit REF-52048-02-28-2020  me paratë , taksat e fermerve dhe Veterinerve për te treguar qe Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka prioritar Shëndetin e Konsumatorit dhe Sherbimin Veterinar ! Spotin e keni qar por e #VERTETA Disa pyetje te cilat ju mbetet medias për investigim !

A jemi në sezon për vaksinimin k/brucelozës ? A është e mundur teknikisht te realizosh vaksinën në temperatur 40⁰C ? A ju del rroga Veterinerve Zyrtar te levizin kilometra për të kryer punën me parat e tyre ? A është vërtetë duke u realizuar vaksinimi si në spot në gjith teritorin e vendit ?

Njoftimi i Ministrisë së Bujqësisë: LAJME TË MIRA PËR FERMERËT

+ 400 milionë lekë shtesë nga buxheti i shtetit subvencione për fermerët që kanë aplikuar për fondet e Skemës Kombëtare.  95% e aplikantëve në e-albania do të marrin subvencionin.  Vaksinim falas të bagëtive për sëmundjen e brucelozës.  400 veterinerë të rinj do të punësohen në Shërbimin Veterinar, pjesë e riorganizimit të ri në këtë shërbim të rëndësishëm lidhur me sigurinë ushqimore.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko