Të paktën 15 njerëz u vranë në një aksident të tmerrshëm në Meksikë. Aksidenti ndodhi kur u shemb njw mbikalim ku ndodhej treni i metrosë. Të paktën 70 vetë u plagosën, thanë zyrtarët e qeverisë lokale.

Aksidenti ndodhi në vijën 12 të metrosw, ndërtimi i së cilës po përballej me ankesa dhe akuza për parregullsi të ndryshme, tha Sekretariati Meksikan për Menaxhimin e Riskut dhe Mbrojtjen Civile.

Gjithashtu u publikua një video nga kamerat e sigurisë, e cila tregon momentin kur mbingarkesa u shemb, shkruan CNN.

Në fotot e publikuara në rrjetet sociale, vagonët mund të shihen të varur nga mbikalimi i shembur, ndërsa ekipet e shpëtimit po përpiqen të nxjerrin pasagjerët e ngecur.

Aksidenti ndodhi në linjën më të re të metrosë në Meksikë, e cila u hap në 2012. Kalon përmes pjesës jugore të kryeqytetit meksikan, ku jetojnë 9.2 milion njerëz.

Kryebashkiaku i Meksikës, Claudia Sheinbaum, tha se ata ende nuk e dinin shkakun e aksidentit dhe se më shumë detaje do të dihen më vonë.

Colapsa estructura de la Línea 12 del #metro de #CDMX, estación #Olivas. Reportan heridos pic.twitter.com/FktTHEpoFx

— Sputnik Reporteros (@Sputnik_Report) May 4, 2021

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re