Një aksident i shumëfishtë ndodhi në këtë urë, duke lënë të plagosur të paktën 8 persona. Makina e lartë që shihni në këtë foto kishte një vajzë e cila ende nuk i kishte mbushur 2 vjeç. Si pasojë e aksidentit, makina u var në urë, ndërsa në një moment të caktuar, vajza ra në det, nga një lartësi prej mëse 8 metrash.

Fatmirësisht, vogëlushja u shpëtua. Gjithçka falë guximit të një burri i cili po ashtu u përfshi në aksident. Sipas mediave të huaja, burri ka dalë nga mjeti i tij dhe ka parë vajzën në ujë. Ai ka vendosur të hidhet menjëherë nga ura dhe ka mundur ta shpëtojnë vogëlushen.

Momentet kur ai shpëton foshnjen janë kapur në kamera, nga disa persona në një varkë, e cila po lundronte disa dhjetëra metra larg vendit të ngjarjes. Pamjet u publikuan nga delmarvanow.com fillimisht, e më tutje në të gjitha mediat në SHBA.

Incidenti ndodhi të dielën, ndërsa burri që shpëtoi vogëlushen nuk ka dashur ta bëjë veten publik apo të njohur me emër. Ka vendosur të qëndrojë në hije.

CNN po ashtu i ka kushtuar një artikull aktit heroik të këtij burri, duke komunikuar dhe me përfaqësues të zjarrfikësve e spitalit në Maryland (SHBA). Një prej tyre, Ryan Whittington, i tha CNN se fatmirësisht vogëlushja është mirë dhe së shpejti do të dalë nga spitali.

Më tutje ai shtoi se në mbi 20 vite punë si mjek urgjence në repartin zjarrfikës, nuk kishte parë kurrë që një makinë të ‘kapërcente’ urën.

Whittington tha se burri ka vepruar në kohën e duhur duke rrezikuar dhe jetën e tij pasi thellësia e ujit në atë zonë nuk shkon më shumë se 2-3 metra, ndërsa ai është hedhur nga mbi 8 metra lartësi.

Foto e shkeputur nga CNN

Ai shpëtoi një fëmijë 23 muajsh. Nuk ka dyshim në mendjet tona, se nëse ai nuk do të kishte bërë atë që bëri, sot do të flisnim për diçka krejt tjetër”-i tha Whittington, CNN-it

Foto e shkeputur nga CNN

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re