Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Gent Malko, ka folur për zgjedhjet parlamentare, ku opozita e Lulzim Bsashës pësoi humbje të thellë.

Teksa u ndal te akuzat për blerje të votës, Malko tha se dikush që beson thellësisht te një parti, nuk mund të blihet me para.

Ai deklaroi në emisionin “Real Story” mazhoranca mund të ketë blerë vota, por jo aq sa për të pasur një humbje të thellë të opozitës, ndërsa këto akuza i cilëson si justifikime.

“Personalisht besoi thellësisht, kur diskush do me të vërtetë, kur dikush bveson me të vërtetë, nuk mund ta blesh.

Mund të blesh disa vota por jo shumë.

Kjo duket sikur po merr pak kohë për të justifikuar humbjen”, theksoi anëtari i kryesisë së PD-së.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re