14 prill /ATSH – I. Vata/ Drejtuesi i PD i Qarkut të Beratit, Tomorr Alizoti ishte në fermën e një blegtori i cili prej 25 vitesh ka investuar për të rritur krerët dhe prodhimin.

Subvencionimi i bujqësisë, tha Alizoti, është një nga planet konkrete të Partisë Demokratike.

“Subvencionim direkt, investim në teknologjinë bujqësore është i domosdoshëm, pasi bujqësia ka nivel më keq se mesjetar. Është jo e konkurrueshme. Nuk konkurron brenda vendit, jo më të konkurrojë tregun rajonal, si Kosova. Ndryshimi do të vijë jo vetëm për ju, por për të gjithë shqiptarët, pasi Shqipëria e ka të domosdoshëm ndryshimin ekonomik dhe politik”, tha Alizoti.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re