Gazetari Armand Shkullaku thotë që qëndrimi i dyzuar i opozitës në lidhje me zgjedhjet përfaqëson në të vërtetë të gjithë filozofinë e saj.

Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, në MCN TV, Shkullaku tha se janë disa qëndrimet që Lulzim Basha ka mbajtur përgjatë dy viteve të fundit.

Shkullaku solli si shembull marrëveshjen e 5 qershorit për reformën zgjedhore dhe zgjedhjet lokale të 2019-s dhe theksoi se lidershipi i opozitës e ka detyrim respektimin e njerëzve që i kanë besuar votën.

“Kjo deklaratë është e pakuptimtë. Për mua është thelbi i qëndrimit dhe filozofisë opozitare që as të ashtu, as të lëshon.

Vendimi kush do ishte? Nuk njohim zgjedhjet, nuk njohim Parlamentin që del prej tyre dhe nuk hyjmë.

Ose ne i humbëm zgjedhjet, përgjegjësia ime është kjo dhe o largohem, ose rikandidoj dhe hajde gjejmë një mundësi tjetër.

Njerëzit duhen trajtuar më me respekt. Këtu bëhet fjalë për 770 mijë njerëz që e kanë pritur ndryshimin”, tha ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re