Një efektiv policia 62-vjeçar është arrestuar sot në Lezhë me akuzën e “ngacmimit seksual”.

Arrestimi u krye nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), me urdhër të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë.

Dyshohet se efektivi më datë 29 prill ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur. Sipas burimeve, efektivi me inicialet K.K., nëpërmjet mashtrimit se do ta shoqëronte në Komisariatin e Policisë, e ka marrë të miturën në një banesë në përdorim në qytetin e Lezhës, dhe akuzohet se aty ka kryer vepra të turpshme, duke tentuar gjithashtu të kryejë marrëdhënie seksuale, ndërkohë që e mitura ka arritur të largohet nga banesa.

Nisur nga kallzimi i të miturës dhe nga verifikimet paraprake  të Policisë Gjyqësore, që dokumentoi me prova shkencore rastin, si edhe duke siguruar pamje filmike, është arritur në konkluzionin se shtetasi K.K. ka konsumuar elementë të veprës penale “ngacmim seksual”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re