Drejtuesi politik i PS në Elbasan, Taulant Balla i ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në Neës24 deklaroi se Berisha e ka gati emrin zëvendësues të Bashës në krye të PD, në rast se ky i fundit humbet zgjedhjet.

Balla thotë se ai vetë mund të konfirmojë se kë ka gati Berisha për të kandiduar si kryetar të PD në rast se i thotë më 26 prill Bashës ‘ik se humbe’.

Ai thekson se Berisha është ende kryetar i PD, ndërkohë për Ballën 25 prilli është një referendum popullor pro dhe kundër Reformës në Drejtësi.

Debati

Roland Lami: Në lidhje me deklaratën e ambasadores do thoja që e kam si objekt studimi në lidhje me ndërkombëtarët, qoftë e majta qoftë e djathta instrumentalizojnë deklaratat e ndërkombëtarëve për interesa të tyre.

Se dyti, znj.Kim ka pasur dy momente kur është pozicionuar në lidhje me zgjedhjet, për partitë politike në fazën e përpilimit të listave, për të mbajtur larg kriminelët.

Ekzistojnë rreth 30 persona nën hetim, për të parë pastërtinë. Do të thotë pavarësisht mesazheve e presioneve, partitë politike ende guxojnë, persona që marrin guximin të përfshihen në politikë. Momenti tjetër kur i adresohet qytetarit. Qytetari merr një peshë për të ndryshuar renditjen, me Kodin e ri Zgjedhor.

Në lidhje me atë çfarë u rrek brenda axhendës politike, zonja Kim siç mund të ketë thënë mos prisni ndryshimin duke votuar Sali Berishën se ka 30 vite në politikë, po aq mund të thotë edhe për Ruçin. Kur ju intereson të bëni diversion, e veçoni Bashën nga Berisha e Meta për të bërë bashkëpunim.

Taulant Balla: Nuk e di si mund të krahasosh Berishën e Ruçin. Berisha ka qenë dy herë President e dy herë kryeministër. Berisha vijon të jetë kryetar i PD, s’ka asnjë dallim. Nëse Berisha i thotë Bashës në 26 prill ik se humbe, mund t’iu konfirmoj se kë do vendosë kandidaturë për drejtimin e partisë.

Në fund të fundit, në Shqipëri ka një diskutim që ka nja dy vite që është diskutuar, pse Berisha ka dy vite nuk shkon dot në Amerikë. Listat e SHBA janë me rangje. Nuk habitem pas ndonjë arrestimi të vendosin dhe ndonjë tjetër në listë të zezë. Që të jemi korrekt, ajo që vlen dhe ka shumë rëndësi është nevoja për të kuptuar se SHBA përsëri e theksoj kanë investim të rëndësishëm. Edhe Reforma në Drejtësi. Nuk jam dakord me atë që u tha, lidhur me reproshin që ata kanë ndaj ecurisë së organeve hetimore apo rolit të prokurorëve. Mbaj mend që ambasadorja Kim mbështeti drejtuesin e SPAK në mënyrë deklarative publike, bëj pjesë tek ata që besojnë se SPAK po ecën në drejtimin e duhur.

Unë s’kam asnjë dyshim që ato që kanë ndodhur në Rumani e Kroaci me politikanë të nivelit të lartë, para drejtësisë, nuk do të votojë. 25 prilli po kthehet në referendum pro dhe kundër Reformës në Drejtësi. Ortaku Meta s’kam dyshim që e ka vendosur pjesë të pazarit dëmtim të Reformës në Drejtësi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re