Një nga kandidatët për kreun e PD-së në zgjedhjet e 13 qershorit, Fatbardh Kadilli, ka thënë sot se kryeministri e qeveria e tij nuk largohen duke thirrur ‘Rama ik.’

Gjatë një takimi me strukturat e PD-së në degën dy ai theksoi se për të larguar Ramën duhet ngritur një baticë e madhe elektorale e nëse kjo nuk ndodh, përgjegjësia është e liderit.

“Ai nuk largohet duke i thënë ‘Rama ik’. Ne duhet të jemi të zotët që të ngremë një baticë të madhe elektorale për ta larguar atë nga pushteti.

Nëse nuk e bëjmë dot këtë, nuk është faji i askujt, përveç liderit. Ndaj mora vendimin por të dalë këtu sepse e kam parë sesi e ka kuptuar gabim ai opozitën, ka shkuar drejt një opozite spontane me kauza që i gjen në rrugë si sende, si Astiri etj.

Nuk bëhet opozitë duke thënë do kaloni mbi trupat tanë.” – tha ndër të tjera Kadilli.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re