Lulzim Basha duket se nuk e ka përtypur mirë kandidaturën e Agron Shehajt për kreun e PD-së.

Rritja e popullaritetit të tij brenda të djathtës ka bërë që Basha të marrë masat paraprake në mënyrë që të dëmtojë imazhin e tij.

Pas sulmeve të hapura përmes deputetëve të zgjedhur të tij apo medias së familjes Berisha, Basha ka komanduar edhe skuadrën e gatshme “Byrektorja” të selisë blu.

Ata janë hedhur në sulm frontal në rrjetet sociale ku komentojnë për të diskretituar publikisht Shehajn dhe për të ulur reputacionin e tij në publik.

Pre e sulmit të “Byrektores” ka rënë edhe kandidatja Edith Harxhi e cila i denoncoi publikisht ku tha se grupi i strukturuar online i Bashës i stacionuar në seli, ka ndërmarrë një aksion për denigrimin e saj në çdo dritare publike ku mund të lenë komente. (TemA)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re