Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Arben Ristani, i ftuar në emisionin ‘Pushteti’ në FaxNeës ka komentuar procesin zgjedhor të brendshëm në partinë që ai aderon, si dhe ka vijuar akuzat mbi kryedemokratin Basha për mosrespektim të statutit.

Ristani thekson se arsyeja prej të cilës Lulzim Basha nuk arrin të fitojë zgjedhjet është fakti i të qënit autokrat në parti, ku vendimarrja është tërësisht e tij personale duke mosrepektuar organet kolegjiale si Këshilli Kombëtar dhe Kryesia.

“Që nga dita që ka marrë kreun e Partisë Demokratike nuk është sjell si demokrat por është sjellë si autokrat. Çdokush që mund të na dëgjojë mund të thotë se këto janë mendime subjektive se e keni inat se s’ju bëri deputet, por ka disa gjëra që janë të vërteta dhe janë në sytë e publikut. Ju kujtoni fare mirë zgjedhjet e 2017, ku zoti Basha mori përsipër dhe pranoi publikisht se kishte marrë vendime personale pa kaluar në vendimarrjen e Kryesisë dhe Këshillit Kombëtarë.

Kishte marrë vendime personale jo vetëm për aleancat me Ramën, por edhe për listat e deputetëve të cilat janë vendime kolegjiale.

Vendime këto për të cilat kërkoi falje publike. Pas 2017-ës u mendua që sipas shprehjes së famshme popullore se ‘koka e falur në pritet’, sigurisht menduam se do ndryshonte sjellje dhe do kthehej në shtratin e demokracisë. Por në fakt ndodhi e njëjta gjë, nuk ka asnjë vendimarrje kolegjiale, statuore të vërtetë në Partinë Demokratike. Basha tregoi se është një autokrat dhe nuk drejton në bazë të statutit. Kjo është një ndër arsyet kryesore pse humbi sërish zgjedhjet parlamentare“, tha Ristani.

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re