Kryetari aktual i PD-së, Lulzim Basha vizitoi sot qytetin e Dibrës, ku dhe u prit nga një numër i konsiderueshëm mbështetësish.

Takimet e kryedemokratit po zhvillohen në kuadër të fushatës që po bën për të mbajtur postin e kreut të PD-së, me zgjedhjet që do të zhvillohen në 13 qershor të këtij viti.

Ndërkohë deputeti i ardhshëm i Kuvendit i dalë nga zgjedhjet e 25 prillit nga qarku i Dibrës, Xhelal Mziu ka publikuar në rrjete sociale foto nga takimi i sotëm, teksa e konsideron një pritje madhështore dhe një mbështetje të madhe nga qytetarët dibranë.

“Kurrë nuk do dorëzohemi përpara këtij regjimi kriminal, sepse fati i Shqipërisë varet sot nga ne”, shkruan ndër të tjera Mziu në Facebook.

Postimi i plotë i Mziut!

Pritje madhështore z. Lulzim Basha nga demokratët e Dibrës!

Falenderoj me mirënjohje bashkëqytetarët e mi Dibranë për mbështetjen e jashtëzakonshme!

Kurrë nuk do dorëzohemi përpara këtij regjimi kriminal në tjetërsimin e votave por jo vetëm, sepse betejën për ndryshim nuk e nisëm për veten tonë dhe nuk do e vazhdojmë për veten tonë.

Atë e bëjmë për njerëzit, sepse fati i Shqipërisë varet sot nga ne.

Të bashkuar do ta fitojmë betejën, për gjithë shqiptarët!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re