Komisioni Evropian pritet të marrë hua rreth 80 miliardë euro (97,76 miliardë dollarë) këtë vit përmes një emisioni bono afatgjatë për të financuar fondin e rimëkëmbjes post-pandemike të NextGenerationEU, me vlerë 750 miliardë euro.

Komisioni, dega ekzekutive e Bashkimit Evropian, tha se huamarrja, e cila do të fillojë në fund të qershorit, do të plotësohet me emetimin e letrave me vlerë afatshkurtra të BE në shumën e dhjetëra miliarda eurove për të mbuluar nevojat e mbetura financiare, raporton Reuters.

Plani i financimit, siç vuri në dukje nga KE, do të azhurnohet në shtator.

“Gjatë gjysmës së dytë të vitit, Komisioni do të jetë në gjendje të financojë të gjitha grantet e planifikuara dhe huatë për vendet anëtare nën Instrumentin për Rimëkëmbjen dhe Qëndrueshmërinë dhe të mbulojë nevojat e politikave të BE për të cilat sigurohen fonde nga NextGenerationEU,” KE tha ne nje deklarate.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re