Home BOTA BE po merr hua 80 miliardë euro për të financuar rimëkëmbjen

BE po merr hua 80 miliardë euro për të financuar rimëkëmbjen

0
BE po merr hua 80 miliardë euro për të financuar rimëkëmbjen

Komisioni Evropian pritet të marrë hua rreth 80 miliardë euro (97,76 miliardë dollarë) këtë vit përmes një emisioni bono afatgjatë për të financuar fondin e rimëkëmbjes post-pandemike të NextGenerationEU, me vlerë 750 miliardë euro.

Komisioni, dega ekzekutive e Bashkimit Evropian, tha se huamarrja, e cila do të fillojë në fund të qershorit, do të plotësohet me emetimin e letrave me vlerë afatshkurtra të BE në shumën e dhjetëra miliarda eurove për të mbuluar nevojat e mbetura financiare, raporton Reuters.

Plani i financimit, siç vuri në dukje nga KE, do të azhurnohet në shtator.

“Gjatë gjysmës së dytë të vitit, Komisioni do të jetë në gjendje të financojë të gjitha grantet e planifikuara dhe huatë për vendet anëtare nën Instrumentin për Rimëkëmbjen dhe Qëndrueshmërinë dhe të mbulojë nevojat e politikave të BE për të cilat sigurohen fonde nga NextGenerationEU,” KE tha ne nje deklarate.