Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë, shprehet se që prej fillimit të pandemisë, i ka dhuruar Shqipërisë pajisje mjekësore të specializuara për parandalimin dhe trajtimin ndaj Covid-19.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, delegacioni i BE shprehet se shuma totale e këtyre pajisjeve arrin në 4.2 milionë euro.

“Pajisje mjekësore të specializuara për parandalimin dhe trajtimin e #Covid19 me një shumë totale prej 4.2 milionë Euro i janë dhuruar Shqipërisë që nga fillimi i pandemisë”, shkruhet në delegacionin e BE në Facebook.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re