Një këngë e kënduar nga Agron Llakaj… Kjo është surpriza e aktorit të humorit për të gjithë fansat e tij.

 

Në “Instagram”, Llakaj ka postuar një copëz nga bashkëpunimi me këngëtarin e njohur, Ylli Baka.

 

Kënga i është dedikuar Memaliajt, vendlindjes së tyre. Surpriza do të jetë gati për pak ditë dhe e sigurt është se të gjithë do të kërcejnë.

 

“Me Ylli Baka…edhe pak ditë dhe “Miniera e floririt” është gati… Këngë për vendlindjen tonë Memaliaj. ❤️. Ju uroj një muaj të mbarë për të gjithë! Shëndeti mbi gjithçka!🙏”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re