9 qershor Në kuadër të programit “Edukimi përmes trashëgimisë” nxënësit e shkollës “1 Maji” në Berat zhvilluan sot një vizitë në Laboratorin e Restaurimit të Veprave të Artit pranë Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Berat.

Gjatë vizitës në laborator nxënësit janë njohur me vlerat e veçanta artistike dhe kulturore të ikonave dhe veçanërisht me mjeshtërinë dhe rëndësinë e restaurimit të tyre.

Nxënësit u njohën konkretisht me punën që janë duke zhvilluar restauratorët e DRTK-Berat në restaurimin e dy ikonave, Shën e Premtja me 4 Shenjëtor dhe Joan Pagëzori në Këmbë.

Vizita e nxënësve zgjoi interes dhe la mbresa të veçanta.

Programi “Edukimi përmes trashëgimisë” ka për qëllim kryesor që trashëgiminë kulturore, historinë dhe artin t’ia pasojë brezave të rinj në mënyrë që ata të jenë të vetëdijshëm për këto vlera duke i pasuar më pas tek brezat pasardhës.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re