Sali Berisha është duke menduar rikthimin në krye të Partisë Demokratike, për t’u mbrojtur nga ajo që e pret, pasi u shpall non grata familjarisht nga SHBA.

Këtë gjë ai e pohoi në televizionin e të birit.

“Kurrë mos thuaj kurrë! Never say enver.

E kam përdorur me Ramiz Alinë dhe e përdor prapë, pasi sot kam ndërruar rrugë dhe po i heq të gjitha pengesat e mia.

Nuk përjashtojë asnjë të drejtë time kushtetuese më”, tha ai.

Kuptohet, në këtë betejë për jetë e vdekje për familjen e tij, Sali Berisha është gati të bëjë çdo gjë.

Vetëm se nuk kuptohet se si do të vijë ai në krye të PD-së, pasi zgjedhjet për kryetar të Partisë Demokratike janë pas tri ditësh, dhe ai nuk është kandidat.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re