Teksa emisioni “Shqiptarët për Shqiptarët” ka vijuar misionin e tij, në Natën e Kadrit janë përcjellë për shqiptarët, histori të ndjera të familjeve të vuajtura, të të pamundurve.

Një prej rasteve ka qenë dhe ai i Elisjanos, një vogëlushi të prekur nga sëmundja e leuçemisë. Prindërit e tij e në veçanti nëna e Eljos, tregoi me lotët që nuk i pushonin, se do të jepte jetën për djalin e saj.

E gjatë emisionit, kanë qenë dhjetëra shqiptarë zemërmirë, që kanë përcjellë lutjet e tyre për Eljon. Mes tyre dhe një shqiptar nga diaspora, i cili tha se dhuron një sasi të hollash për hir të nënës së tij, e cila është prekur nga skleroza. Në këtë moment, Elvis Naçi tregon një histori domethënëse e simbolike, se çfarë është e çdo të thotë të jesh nënë.

Elvis Naçi: Ka një histori për nënën… thonë, vëllezër e motra që na dëgjoni. Siç themi ne babai e nëna si dielli dhe hëna. Tregohet që një djalë u shoqërua me njerëz shumë të këqinj, e fundja nëse rri me njerëz të këqinj i keq do bëhesh dhe e anasjellta.

Ku djalë u shoqërua me një shoqëri shumë të keqe, të cilët bënin dhe krime të mëdhaja. Në gradat që arrije në këtë shoqëri, ishte të bëje një krim ndaj familjarëve, të vrisje njerëz të familjes. Këtë djalë e vënë para sprovës që të vrasë nënën e tij. I thonë vrite e na sill zemrën… dhe ky e bën.

Zot na ruaj, një nga veprat më të mëdhaja është të respektosh nënën e babait. Ky e vret nënën dhe i merr zemrën për t’ja dërguar shoqërisë. Rrugës pengohet dhe bjen në tokë. Zemra e nënës, në mënyrë simbolike kjo, një metaforë… zemra e nënës i thotë, bir a u vrave?

Pra nëna e babai janë heronjtë e vërtetë.

Shikojeni në këtë klip rrëfimin nga Elvisi

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re