Home SHQIPERIA Caktohet data kur Gjykata Kushtetuese do shqyrtojë padinë e dorëzuar nga partitë opozitare lidhur me numërimin e votave të vlefshme

Caktohet data kur Gjykata Kushtetuese do shqyrtojë padinë e dorëzuar nga partitë opozitare lidhur me numërimin e votave të vlefshme

0
Caktohet data kur Gjykata Kushtetuese do shqyrtojë padinë e dorëzuar nga partitë opozitare lidhur me numërimin e votave të vlefshme

Partia Republikane e Shqipërisë, Partia Agrare Ambjentaliste, Partia Lëvizja për Zhvillimin Kombëtar, Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut dhe Partia Demokristiane e Shqipërisë, kanë dorëzuar një padi kundrejt mënyrës së përllogaritjes së votsve të vlefshme për partitë politike apo për kandidatët politikë.

Kjo kërkesë-padie vjen pasi kryetarët e partive opozitare ishin të pakënaqur me numrin e votave që kishin marrë individualisht dhe hodhën akuza për shkelje të bëra, gjatë procesit të numërimit.

Objekti Shfuqizimi si i papajtueshme me Kushtetutën fjalisë së dytë të paragrafit të tretë të nenit 88 të Kodit Zgjedhor: “Për partitë pjesëtare në koalicion, numri i votave të vlefshme takuese përllogaritet duke mbledhur mesataren e votave për mandat për çdo kandidat të zgjedhur nga rradhët e tyre.

Data e caktuar për shqyrtimin e padisë së dorëzuar nga partitë opozitare si partia Republikane apo partia Agrare Ambientaliste, është 17 qershori.

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb