Claudio Chiellini, vëllai i Giorgio Chiellinit i ka thënë lamtumirë Juventusit pas 7 viteve të kaluara te bardhezinjt.
Claudio punonte si zbulues talentesh për Juven duke udhëtuar shpesh në akademitë e futbollit për të sjellë tek bardhezinjt prurje të reja.
Aktualisht 36 vjeçari mbante detyrën si trajner i 23 vjeçarëve pranë akademisë së Juventusit, ndërsa me përfundim të kontratës me ‘’Zonjën e Vjetër’’ në 30 korrik, Claudio do të fillojë punë si drejtor sportiv i Pisës e cila luan në Serinë B italiane.
Claudio dhe Giorgio Chiellini janë vëllezër binjak ku një pjesë të jetës ja kushtuan futbollit dhe Juventusit.
(E.H/Faxweb.al)
Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like
loading…
/faxweb