Nga ora 9 e ditës së martë pritet të nisë vaksinimi i drejtuesve të taksive 4 plus një që operojnë në qarkun tiranë me vaksinën Sputnik 5. Vaksinimi me vaksinën ruse është planifikuar të kryhet brenda 48 orëve të ardhshme në ambientet e Stadiumit Kombëtar ‘Air Albania’, siç deklarojnë përfaqësues të sindikatës. Por sindikata e taksive e quan të pamundur vaksinimin e 1500 drejtuesve të automjeteve taksi në vetëm 48 orë duke i bëri thirrje ministrisë së Shëndetësisë që të shtyjë afatin e vaksinimit përtej ditës së mërkurë.

Përfaqësues të sindikatës thanë se i kishin kërkuar që prej dy muajsh qeverisë të niste vaksinimin e punonjësve të shërbimit taksi, pasi sipas sindikatës taksistët bëjnë pjesë në mesin e profesioneve më të rrezikuar nga prekja e virusit Covid 19.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re