Fax Neës ka siguruar pamje të reja nga aksidenti i rëndë që ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën “Xhanfize Keko” në kryeqytet.

Një grua shtatzënë rreth 30 vjeçe është përplasur nga një automjet tip Benz, i cili ka humbur kontrollin dhe është ngjitur në trotuar.

Në videon e mëposhtme duket gruaja e shtrirë në trotuar dhe kalimtarët që përpiqen t’i japin ndihmën e parë.

Mësohet se gruaja ndodhet në gjendje të rëndë si pasojë e goditjes së marrë dhe është dërguar me urgjencë në spital, ndërsa shoferi i Benzit, një 19 vjeçar, është arrestuar.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re