Alfred Peza i është përgjigjur deklaratave të ish-kryeprokurori Adriatik Llalla i cili tha se DASH e ka krijuar opinion për korrupsion për ta shpallur “Non Grata” në bazë të një portali të drejtuar nga ish-deputeti.

Duke qeshur me këtë deklaratë, Peza me ironi tha se kur punon me përkushtim në media meriton një kompliment të tillë.

“E kupton se çfarë niveli? Dhe ta mendosh që ky zotëria, ka qenë Prokuror i Republikës. E thoni pastaj, se përse ishte e nevojshme që të bëhej refoma në drejtësi?! Deklarata e tj ishte një kompliment për mua dhe njeriu kur punon me përkushtim në media, e meriton edhe një kompliment të tillë”, tha Peza.

 

 

Facebook Twitter Google+

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re